Babai ka rrahur djalin e mitur, nëna ka denoncuar në polici.
“Më 19.02.2024 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë privuar K.Ç. nga Krusheva, me banim në Shkup, pas kallëzimit të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 35-vjeçare se më datë 18.02.2024 rreth orës 22:00 ka sulmuar fizikisht djalin e tyre të mitur në shtëpi”, njofton MPB.
Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.