Site icon Telegrafi

Babai ka 122 miliardë pasuri, por djali i tij nuk dëshiron të jetë trashëgimtar i perandorisë së tij! (Foto)

Njeriu më i pasur në Kinë ka nevojë për të gjetur një trashëgimtar të perandorisë së tij 122 miliardë dollarëshe pasi djali i tij i tha atij se ai nuk dëshiron të jetojë një jetë të tillë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Wang Jianlin, themelues dhe kryetar i “Dalian Wanda Group”, ka thënë se djali i tij i vetëm, 28-vjeçari Wang Sicong, nuk dëshiron të marrë përsipër qendrat tregtare të tija, hotelet, si dhe klubet sportive.

“E kam pyetur djalin tim lidhur me planin e vazhdimësisë, dhe ai tha se nuk dëshiron të jetojë një jetë si e imja”, ka thënë Wang, 62, në një samit sipërmarrësish gjatë fundjavës.

E transkripti i fjalimit të publikuar në faqen e internetit Wanda Group është përkthyer nga kinezishtja nga South China Morning Post.

Wang Sicong është i vetmi fëmijë i Wang Jianlin

“Ndoshta të rinjtë kanë kërkesat dhe prioritetet e veta. Ndoshta do të jetë më mirë që tua dorëzojë menaxherëve profesionalë”, citohet të ketë thënë Wang.

Wang Sicong është drejtor në perandorinë e babait të tij, me dy për qind të aksioneve, shkruajnë mediat e huaja.

Ai thuhet se ishte shkolluar në Britani dhe ka studiuar filozofi në “University College London”. /Telegrafi/

Exit mobile version