Telegrafi

Babai i Joao Felix: Djali im ka biseduar tashmë me Simeonen, Atletico një klub i madh

Joao Felix (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Babai i Joao Felix, Carlos Sequeira ka zbuluar se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur tashmë me yllin adoleshent të Benficas.

Përderisa një lëvizje drejt Los Rojiblancos duket të jetë afër, oferta prej 126 milionë euro e paraqitur nga klubi duket se është me këste, prandaj klauzola e lirimit prej 120 milion euro ende nuk është thyer.

Por, një transferim pritet të ndodh në këtë verë pasi një gjë të tillë e ka zbuluar edhe babai i Joao Felix, i cili ka thënë se djali i tij ka biseduar me Simeonen.

Lexo po ashtu Benfica konfirmon ofertën prej 126 milionë eurosh për Joao Felixin

“Djali im ka folur tashmë me Simeonen… Nuk e di për çfarë, sepse ai nuk më ka thënë”, ka thënë fillimisht Carlos Sequeira për Mundo Deportivo.

Joao Felix (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

“Atletico është një nga mundësitë më të mira. Në javët e ardhshme gjithçka do të zgjidhet”.

“Tani do të kalojmë disa ditë pushim, të paktën deri në fundjavë. Nëse shkon në Atletico, është një klub i madh…”

Lexo po ashtu Jo më kot po e kërkojnë të gjithë, Joao Felix 'çmend' të gjithë me driblimin ndaj portierit të Benficas

“Ai gjithmonë merr gjithçka seriozisht. Është në karakterin e tij. Ishte kështu kur ai ishte 10 vjeç. Kjo nuk ka ndryshuar dhe unë shpresoj se nuk do të ndryshoj kurrë”, përfundoi babai i Felixit.

Atletico janë të gatshëm të prishin klauzolën e 19-vjeçarit në një marrëveshje që do të eklipsonte rekordin e tyre të mëparshëm të klubit, transferimin e Thomas Lemar nga Monaco për 72 milionë euro. /Telegrafi/