Site icon Telegrafi

Babai i Jamesit: Zidane i keq për djalin tim

Babai i yllit të Real Madridit, James Rodriguez, ka goditur trajnerin Zinedine Zidane.

Wilson, babai i Jamesit që po ashtu dikur ka luajtur futboll, ka sulmuar keq Zidanen.

“Ancelotti dhe Zidane janë krejt ndryshe si trajnerë”.

“Fakti se ai nuk është duke luajtur, nuk do të thotë një gjë e madhe, por e qartë është se ardhja e Zidanes ishte e keqe për të”.

“Mendoj se gjëra të tilla në futboll janë normale. Lëndimet luajnë rol. AI duhet të ketë durim, dhe të bëhet gati kur i vjen rasti”, u shpreh babai i Jaemsit. /Telegrafi/

Exit mobile version