Site icon Telegrafi

Babai i Jamesit ka disa fjalë për Zidanen

Babai i James Rodriguezit, ka thënë se trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, duhet të ketë më shumë besim në djalin e tij.

Zizou nuk i ka dhënë pothuajse aspak hapësira Jamesit prej se ka ardhur në krye të skuadrës dhe Wilson Rodriguez, babai i lojtarit e krahason kohën e Ancelotti me të tashmen.

“Kur Carlo Ancelotti ishte në Real Madrid, djali im luante në pozitën e tij dhe gjithçka shkonte mirë”.

Lexo po ashtu “Ronaldo duhet të jetë i lumtur që është i dyti në botë”

“James ka nevojë për pak besim dhe shpresojë që Zidane do t’i jap disa minuta që ai të luajë”.

Zidane dje ka thënë se ka besim dhe llogaritë në kolumbianin. /Telegrafi/

Exit mobile version