Në plazhin Camber Sands që ndodhet në Sussex të Anglisë, forcat bregdetare e kanë kthyer me shumë vështirësi një prind që kishte hyrë në ujë bashkë më të birin.
Burri i paemëruar i ka injoruar paralajmërimet për rrezik, duke hyrë në detin e rrëmbyeshëm me fëmijën e ulur në një gomë të fryrë, transmeton Telegrafi.
Për 45 minuta është bërë përpjekje që ai të nxirret nga uji dhe të kthehet në breg, meqenëse valët e mëdha e tërhiqnin më brenda.
“Një baba idiot që rrezikon jetën e vet dhe të fëmijës”, e kanë komentuar mediet veprimin e tij.
Kjo vjen vetëm pak ditë, pasi pesë pushues janë mbytur në të njëjtin plazh, sepse e kanë injoruar paralajmërimin për të mos hyrë në ujë. /Telegrafi/