Telegrafi

Babai ia prenë duart 17-vjeçarit që ia përdhunoi të bijën shtatë muajshe (Foto, +18)

Një baba është hakmarrë ndaj një adoleshenti i cili akuzohetse kishte përdhunuar të bijën e tij, duke e lidhur përdhunuesin në një pemë të cilit më pas i preu duart me një shpatë.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur kur 17-vjeçari u paraqit në gjykatë pasi ishte kapur duke përdhunuar një vajzë shtatë muajshe, transmeton Telegrafi.

Gjatë procedurës gjyqësore, i ati raportohet t’i ketë thënë gjykatës se është i gatshëm të falë të riun, duke pranuar një marrëveshje për kompensim që do të përgjysmonte dënimin e tij.

Pas disa minutave gjykata e liroi të riun, derisa babai i foshnjës madje i kishte ofruar transport falas për në shtëpinë e tij në fshatin Muktsa Kotli Ablu.

Por gjatë rrugës për në shtëpi, babai i vajzës ndalo biqikletën dhe sulmoi të riun pa kurrëfarë paralajmërimi, duke e lidhur në një pemë dhe më pas i preu duart me një shpatë. /Telegrafi/