Telegrafi

Babai ia këputi dorën të birit, sepse nuk ndalonte së shikuari ponografi në telefon

Mohammad Qayyum Qureshi nga India, është arrestuar sepse i preu dorën të birit Mohhammad Khalid.

Në momentin që e zuri sërish 18-vjeçarin duke shikuar materiale pornografike, babai 45-vjeçar e mori një thikë të madhe dhe e qëlloi, transmeton Telegrafi.

Familjarët tjerë u përpoqën ta largojnë adoleshentin prej tij, nga frika se mund t’i shkaktonte ndonjë sulm edhe më të madh.

Policia e ka marrë në mbajtje Qayyum, ndërsa po e akuzon për vrasje me paramendim. I dyshuari është shfajësuar, duke pretenduar se vetëm donte ta largonte të birin nga këto filmimet, nga frika se mos bëhet i varur.

Në anë tjetër, mjekët po përpiqen t’ia kapin dorën e djathtë, që i është shkëputur afro 90 për qind, por shanset janë shumë të vogla. /Telegrafi/