Telegrafi

Babai i Messit: Djali im, nuk largohet kurrë nga Barça

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2016, por babai i tij i ka siguruar tifozët katalunas se ai nuk do të largohet kurrë nga klubi.

“Unë nuk mund ta imagjinoj që ai të largohet nga klubi një ditë, thjesht kjo është e pamundur”.

“Ai po ndjehet shumë mirë këtu dhe ai gjithmonë është shprehur se dëshiron të qëndrojë”, është shprehur Babai i Messit. /Telegrafi/