Telegrafi

Babai i del në mbrojtje djalit, që u përjashtua 45 herë nga shkolla

Ryan Baker sillej keq me mësimdhënës, të cilëve u thoshte “të mbyllnin gojën”. Luhatej rrezikshëm në dy këmbë të karriges. Tymoste në oborr të shkollës dhe kishte zënka të shpeshta me bashkëmoshatarë, transmeton Telegrafi.

Të gjitha këto, kanë bërë që 14-vjeçi të merr këtë numër rekord të përjashtimeve.

Mirëpo, atij po i del në mbrojtje babai, Marku i cili po thotë se djali tij “po keqkuptohet dhe po merret në shënjestër pa arsye”.

“Djaloshi im ka temperament të lart dhe reagon shpejtë, por asnjëherë nuk bën thyerje të rendit”, ka thënë 55-vjeçari, për djalin e tij. 

Sipas Mail Online, me ligjet britanike, mjafton një kërkesë nga prindi dhe nxënësi i përjashtuar, kthehet sërish në shkollë. /Telegrafi/