Telegrafi

“Babai i Android” me kompani të re për telefona mobil?

Në raport thuhet se Rubin tashmë ka filluar me rekrutimin e njerëzve që do ta udhëheqin kompaninë, edhe pse nuk dihet nëse ai do të jetë drejtuesi kryesor apo synon që të jetë vetëm njëri nga investitorët e kompanisë së re.

Nëse nuk ju kujtohet, Rubin ka qenë lider i Android në Google për disa vite, deri në momentin që ai e braktisi kompaninë amerikane në vitin 2014.

Por gjithsesi se krijimi i një prodhuesi të ri në Android mbetet një punë e vështirë, pasiqë shumica e prodhuesve tashmë po kanë probleme me profitabilitetin e pajisjeve të tyre, duke përjashtuar rivalin Apple. (Telegrafi)