Një burrë nga Afrika e Jugut është akuzuar për tentim vrasje, pasi ka hedhur vajzën 6-muajshe nga kulmi i një shtëpize, për të parandaluar demolimin e saj në një pjesë të qytetit që njihet për ndërtimin e objekteve pa leje.
Burri 38-vjeç kishte marrë me vete në kulm foshnjën, në shenjë proteste kundër buldozerëve që kishin shkuar për t’i demoluar shtëpizat e ndërtuara pa leje në qytetin Kvadvesi në Afrikë të Jugut, transmeton Telegrafi.
Gjashtë policë po qëndronin në tokë derisa një ishte ngritur në kulm duke tentuar ta qetësojë burrin e nervozuar. Ai mbante foshnjën me kokë poshtë, të cilën më pas e hedh poshtë.
Por, ajo çfarë ka shokuar më shumë opinionin është turma e mbledhur rreth këtij burri që brohorisnin “hidhe, hidhe”, duke e inkurajuar që ta hedh nga kulmi foshnjën.
Në fotografitë e publikuar më poshtë shihet polici duke u munduar ta kapë babanë para se ta hidhte në tokë foshnjën. Por, për fat të mirë policët që ishin në tokë kanë arritur ta kapin foshnjën, dhe të shpëtojë pa as më të voglin lëndim. Ndërkaq, babai i saj më pas është arrestuar dhe dënuar për tentimvrasje.
Ngjarja ka ndodhur në kulmin e një shtëpize të ndërtuar pa leje, kurse policia është dashur të angazhoj një ekip të specializuar për të siguruar hapësirën për rrënimin e tyre, derisa turma e qytetarëve po i gjuante me gurë dhe goma të ndezura.
Sipas policisë së Afrikës së Jugut, foshnja i është kthyer nënës së saj. /Telegrafi/
#sapsEC Police rescued the life of a toddler (1) after the father of the child threw her from the roof of a shack structure during a demolition process conducted by the Nelson Mandela Metro Municipality. NP https://t.co/inq27FS2kx pic.twitter.com/qrpVssexne
— SA Police Service 🇿🇦 (@SAPoliceService) April 12, 2018