Telegrafi

Babai nga Havai në lot për BBC: Oqeani gati sa më mori fëmijët

BBC sjell rrëfimin tronditës të një burri nga Havai, i cili u detyrua të hynte në oqean me familjen e tij për t’i shpëtuar zjarrit katastrofik që përfshiu resortin e Lahaina.

Siç i tha BBC-së Vixay Phonxaylinkham, familja e tij ishte vetëm një nga të shumtët që iu desh të hynin në ujë për të shpëtuar jetën e tyre, transmeton Telegrafi.

Ai përshkroi situatën dramatike, shpërthimet e veturave, por edhe disa momente vërtet të frikshme ku oqeani për pak ia mori fëmijët.

Lexo po ashtu Meteorologia nga Maui në Havai: Njerëzit vdisnin në oqean dhe po digjeshin në vetura

“Gruaja ime, pesë fëmijët tanë dhe unë, të gjithë shkuam në oqean. Ne gjetëm një dërrasë që notonte, të gjithë u ngjitëm mbi të. Gjithçka ishte në flakë rreth nesh. Veturat po shpërthenin. Prushi i zjarrtë fluturonte rreth e rrotull. Nuk mund të merrja frymë. Nuk kishte ajër, vetëm monoksid karboni. Gjeta një pjatë metalike dhe e vendosa mbi kokën tonë, sepse zjarri ishte gjithandej rreth nesh. Në një moment oqeani pothuajse i mori fëmijët e mi”, tha babai i përlotur.

“Por ne jemi këtu ku jemi. Ne mbijetuam. U mbërthyen së bashku. Unë thashë se nuk do të vdesim në atë mënyrë. Nuk do të vdesim”, shtoi ai. /Telegrafi/