BBC sjell rrëfimin tronditës të një burri nga Havai, i cili u detyrua të hynte në oqean me familjen e tij për t’i shpëtuar zjarrit katastrofik që përfshiu resortin e Lahaina.
Siç i tha BBC-së Vixay Phonxaylinkham, familja e tij ishte vetëm një nga të shumtët që iu desh të hynin në ujë për të shpëtuar jetën e tyre, transmeton Telegrafi.
Ai përshkroi situatën dramatike, shpërthimet e veturave, por edhe disa momente vërtet të frikshme ku oqeani për pak ia mori fëmijët.
“Gruaja ime, pesë fëmijët tanë dhe unë, të gjithë shkuam në oqean. Ne gjetëm një dërrasë që notonte, të gjithë u ngjitëm mbi të. Gjithçka ishte në flakë rreth nesh. Veturat po shpërthenin. Prushi i zjarrtë fluturonte rreth e rrotull. Nuk mund të merrja frymë. Nuk kishte ajër, vetëm monoksid karboni. Gjeta një pjatë metalike dhe e vendosa mbi kokën tonë, sepse zjarri ishte gjithandej rreth nesh. Në një moment oqeani pothuajse i mori fëmijët e mi”, tha babai i përlotur.
“Por ne jemi këtu ku jemi. Ne mbijetuam. U mbërthyen së bashku. Unë thashë se nuk do të vdesim në atë mënyrë. Nuk do të vdesim”, shtoi ai. /Telegrafi/