Site icon Telegrafi

Babai i guximshëm doli përjashta ndërtesës, për ta shpëtuar të birin (Video)

Fëmija shtatëvjeçar që doli përjashta një ndërtese në Kinë, është shpëtuar nga i ati, që i shkoi pranë pa asnjë pajisje ndihmëse.

Ai u kap nëpër olluk dhe rrethoja, derisa e kapi fëmijën që qëndronte i frikësuar për një strukturë metali, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët e rastit shikonin me habi, derisa ai e kreu këtë aksion i vetmuar, ende pa arritur aty mbrojtësit e rendit.

Mësohet se vogëlushi doli jashtë banesës, nga frika se i ka hyrë brenda ndonjë plaçkitës dhe mund ta sulmojë, ndërsa mbeti në fasadë në pamundësi të rikthehej brenda. /Telegrafi/

https://youtu.be/7950op98CNk

Exit mobile version