Shtyhet seanca ndaj Ljubisha Vidojkoviq, 26 vjepari që më 3 prill të vitit të kaluar, në afërsi të Sallës Universale e mbyti në komunikacion studenten Frosina Cekovska nga Kriva Pallanka, transmeton Telegrafi Maqedoni.
I akuzuari është në spital dhe nuk erdhi në seancën e sotme, kurse babai i Frosinës pohon se manipulohet me këtë rast.
Në seancën e kaluar, i akuzuari pranoi se ka pirë dy-tre gota raki, por nuk ndjehet fajtor për vdekjen e Frosinës, pasi që ka vozitur sipas të gjitha rregullave të komunikacionit./Telegrafi/