Policia mbrëmë ka arrestuar personin D.I. (42) nga Gjevgjelia, pasi që ka qenë i denoncuar se ka sulmuar fizikisht dhe më pas i ka mbyllur në bodrumin e shtëpisë dy fëmijët e tij minoren, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mbrëmë rreth orës 1:20 në rrugën “Sava Mihajllov” në Gjevgjeli, pas denoncimit paraprak, nga policia është arrestuar D.I. (42) me banesë në adresën e njejtë sespe fizikisht ka sulmuar dy fëmijët e tij minoren, duke ju shkaktuar lëndime të dukshme trupore. D.I. me shkop i ka sulmuar fillimisht në banesë, më pas edhe në hapësirat e bodrumit, ku i ka mbyllur”, thuhet nga MPB.
Zyrtarët e policisë kanë kryer testin e alkoolit te personi D.I., ku është konstatuar alkool prej 1.77 promilë dhe i njejti është mbajtur në Stacionin policor të Gjevgjelisë./Telegrafi/