Telegrafi

Babai me fëmijët e tij nga Skocia, ndërtuan një “makinë” nga një vaskë e vjetër, gjatë bllokimit nga pandemia

Fëmijët bashkë me babanë e tyre nga Skocia, ndërtuan një “makinë sportive” – të kompletuar me frena dhe drejtues nga një vaskë e vjetër, për t’u argëtuar gjatë bllokimit të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata e testuan automjetin në kopshtin e tyre dhe rrugëve afër shtëpisë në Helensburgh.

Babai i fëmijëve, Aaron Hicks, një ish-inxhinier, i mobilizoi ata në detyrë në mënyrë që t’i mbajë të zënë, gjatë bllokimit nga pandemia.

Hicks dhe dy djemtë e tij janë entuziastë të makinave sportive, dhe ndërtuan me kujdes diçka të ngjashme me frena dhe drejtues./Telegrafi/