Babai i Elon Musk ka thënë se kishte frikë se djali i tij miliarder mund të vritej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 77-vjeçari Errol Musk kritikoi një artikull të fundit në The New Yorker që eksploronte ndikimin e personit më të pasur në botë në vendimet e qeverisë për luftën në Ukrainë.
Zyrtarët e Pentagonit i thanë The New Yorker se Elon Musk trajtohej si një “zyrtar i pazgjedhur” dhe ngritën shqetësime për qëndrimin e tij ndaj Vladimir Putinit.
Raporti gjithashtu theksoi se sa vendimtarë kishin qenë satelitët Starlink të SpaceX në luftën në Ukrainë.
Dhe gjatë pretendimeve të tij, gazetari i “The US Sun” e pyeti nëse kishte frikë mund të vritej djali i tij, ai u përgjigj: “Po”.
CEO i SpaceX duket se ka një marrëdhënie të tensionuar me babanë e tij dhe më parë e ka quajtur atë një “qenie njerëzore të tmerrshme”.
Ndryshe, siç kujtojnë mediat e huaja, një inxhinier X (i njohur më parë si Twitter) i tha më parë BBC se dy truproja kishin ndjekur Elon Musk nëpër selinë e kompanisë, duke përfshirë edhe në banjë.
Madje ai thuhet se kishte kërkuar gjithashtu që të ndërtohej një banjë pranë zyrës së tij, në mënyrë që të mos i duhej të zgjonte stafin e sigurisë në mes të natës.
Por shqetësimet e sigurisë së vetë Elon Musk ishin më të dukshme gjatë polemikave rreth gjurmimit të aeroplanit të tij privat dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/