Site icon Telegrafi

Babai e rrahu zjarrfikësin i cili i’a shpëtoi fëmijën nga zjarri (Foto)

Në Shkup, në rrugën Pavel Shatev dje ka pasur zjarr në një shtëpi e cila u dogj tërësisht por për fat të mirë nuk ka pasur viktima, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pasi zjarrfikësit kishin arritur në vendin e ngjarjes kanë filluar të shpëtojnë banorët e shtëpisë që digjej.

Zjarrfikësi shpëtoi djalin e vogël të kësaj familje që ishte i vetëm brenda në shtëpi.

Drama filloi pasi u shpëtua fëmija. Në vend që t’i falemnderohet, babai filloi ta rrah zjarrfikësin.

Policia dhe njësiti ‘Alfa’ e ndaluan sulmin ndaj zjarrfikësit duke e arrestuar babain dhunues.

Kjo ngjarje mbaroi me një raport të policisë dhe padi ndaj babait për dhunën e ushtruar. Zjarrfikësi mori lëvdata nga kolegët dhe fqinjët për punën e bërë. /Telegrafi/

Exit mobile version