Telegrafi

Babai e ndërpret të birin, derisa po i tregonte përralla vëllait të vogël (Video)

David Fairbanks nga Miçigan i Shteteve të Bashkuara, e ka filmuar në fshehtësi të birin Logan, derisa i tregonte përralla vëllait të vogël Payton.

Adoleshenti 14-vjeçar shfrytëzon lodrat e fëmijëve, sikur takohen dhe po bëhen shokë, derisa ndërpritet nga babai, transmeton Telegrafi.

“Çfarë po bëni aty”, ka bërtitur i ati, duke i frikësuar të dy, ndërsa Logan nuk e priti aspak mirë.

Videoja e postuar në internet, është parë më se gjysmë milioni herë, duke marrë shumë pëlqime për kujdesin ndaj fëmijës, por jo edhe veprimin e babait.

“Të rinjtë e kësaj moshe kujdesen vetëm për vete, duket ta lije dhe të mos e turpëroje në këtë formë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/