David Fairbanks nga Miçigan i Shteteve të Bashkuara, e ka filmuar në fshehtësi të birin Logan, derisa i tregonte përralla vëllait të vogël Payton.
Adoleshenti 14-vjeçar shfrytëzon lodrat e fëmijëve, sikur takohen dhe po bëhen shokë, derisa ndërpritet nga babai, transmeton Telegrafi.
“Çfarë po bëni aty”, ka bërtitur i ati, duke i frikësuar të dy, ndërsa Logan nuk e priti aspak mirë.
Videoja e postuar në internet, është parë më se gjysmë milioni herë, duke marrë shumë pëlqime për kujdesin ndaj fëmijës, por jo edhe veprimin e babait.
“Të rinjtë e kësaj moshe kujdesen vetëm për vete, duket ta lije dhe të mos e turpëroje në këtë formë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/cmeslcI-_A0