Telegrafi

Babai e mbante të lidhur me zinxhirë, rusi dhjetëvjeçar shfrytëzoi mungesën e tij dhe arriti të ikte

Fëmija dhjetëvjeçar nga Rusia i njohur vetëm si Tikhon, është dërguar në një qendër kujdesi, pasi babai e mbante të lidhur me zinxhirë për ditë të tëra, pa i dhënë ushqim.

Kur babai tij 46-vjeçar, që merret me biznes dhe ka aspirata edhe në politikë, nuk e siguroi mirë drynin, ai shfrytëzoi mungesën e tij dhe iku nga shtëpia, transmeton Telegrafi.

Me të thyer dërrasën ku ishte lidhur, fëmija shkoi në një lokal ushqimor në regjionin Krasnodar, në mënyrë që të kërkonte diçka për të ngrënë. Shitësit telefonuan policinë, megjithëse fëmija i frikësuar kërkoi që të mos tregonin se e kanë parë.

Ikja tij, ndodhi kur babai kishte shkuar në spital, ku ishte shtrirë gruaja tij e dytë që të lindte fëmijë. Në intervistë, babai ka thënë se fëmija është lidhur vet dhe po gënjen, derisa hetimet po vazhdojmë. /Telegrafi/