Ethan Wilkinson nga Belgjika, e ka lënë të birin e tij Leo të blejë çfarë të dojë në supermarket, në atë që do të ishte pazari i javës.
Por, vogëlushi injoroi listën duke mos i blerë gjërat elementare që nevojiten për përgatitjen e ushqimit për disa ditë, transmeton Telegrafi.
Çokollatat dhe akulloret ishin të pashmangshme, së bashku me maska dhe disa figura nga sektori i Halloowinit.
Për vëllanë e vogël, ai bleu një numër të madh të pelenave si dhe disa lodra për vete.
Leo i vogël që e do nënën shumë, i beu asaj dy palë sytjena, por pa u menduar se çfarë numri e mbanë.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni ‘shopingun’ që bëri djaloshi, me të cilin do duhet të përgatitej ushqimi për tërë javën. /Telegrafi/