Site icon Telegrafi

Babai i dyvjeçares që u bë imazh i krizës së ndarjes së familjeve të emigrantëve (Foto)

Denis Javier Varela Hernandez nga Honduras, që është babai i dyvjeçares që u bë imazhi i krisës së ndarjes së familjeve të emigrantëve, ka bërë të ditur se ende nuk është dëgjuar me gruan dhe të bijën, por se ato janë mirë dhe sigurt.

Babai 32-vjeçar ka bërë të ditur se nuk ka kontaktuar me bashkëshorten Sandra dhe të bijën Yanela Denise për tri javë, vetëm se e pa një fotografi të tyre teksa po kontrolloheshin në një pikë kufitare në Teksas, transmeton Telegrafi.

“Ato janë dërguar në një qendër ndalimi dhe janë së bashku, gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kanë asnjë problem” i kanë thënë Hernandez, zyrtarë të një organizate që merret me vendosjen e emigrantëve.

Fotografia origjinale e vogëlushes në kufi

Sipas tij, gruaja dhe e bija tij nuk janë ndarë asnjëherë dhe vazhdojnë të qëndrojnë së bashku, por se atij i ishte ‘thyer zemra’ kur e pa teksa qante në pikën kufitare.

Familja Hernandez kur ishin së bashku

Fotografia ku Yanela Denise shihet duke qarë, është përdorur nga Time, që e ka vënë në ballinën e numrit të fundit, përballë presidentit Donal Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version