Në aksidentin e rëndë të komunikacionit, që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit kanë mbetur të vdekur tre persona të vdekur, të cilët jan anëtarë të një familjeje.
Burime brenda organeve të hetuesisë kanë thënë se bëhet fjalë për tri viktima të familjes Sopa.
Në aksident humbi jetën një person i lindur në vitin 1969 (babai) dhe dy djemtë e tij, njëri i lindur në vitin 1994 dhe tjetri në vitin 1996
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, duke konfirmuar rastin për Telegrafin, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një automjet i udhëtarëve dhe një kamion për pastrimin e rrugëve.
Shoferi i kamionit nuk ka marrë lëndime dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/