Site icon Telegrafi

Babai dashurohet në vajzën biologjike: Për të e braktisi gruan, kurse dyshja u bënë prindër – tani rrezikohen me burgim (Foto/Video)

Steven Walter Pladle, 42-vjeç, dhe vajza e tij Katie Rose, 20-vjeçe akuzohen për incest, kur ish-bashkëshortja i lajmëroi në polici se Katy ka mbetur shtatzënë me babanë e saj biologjik.

Katy e kishin dhënë prindërit për adoptim pas lindjes, ndërsa pasi mbushi 18 vjet vendosi të gjej babanë e saj biologjik me qëllim që të mbaj kontakte me të. Kështu ia arriti qëllimit përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Para dy viteve kishte vendosur të jetë me të, së bashku me dy fëmijët tjerë që i ka. Steven dhe bashkëshortja e tij kanë rritur fëmijë tjerë pas ardhjes së Katie, kurse bashkëshortja i është drejtuar institucioneve përkatëse se si gjatë muajve të fundit të martesës, Steven kishte fjetur në dysheme në dhomën e vajzës.

Ndërsa nga fëmijët e tjerë e ka kuptuar që Katy ka mbetur shtatzënë me Stevenin, dhe se i kishte urdhëruar fëmijët tjerë që motrën e tyre ta quajnë njerkë.

Kështu kontaktoi ish-bashkëshortin i cili pranoi se pret një fëmijë me Katie, dhe se planifikojnë të martohen edhe pse ligjërisht një gjë e tillë është e pamundur.

Ata sollën në jetë fëmijën e tyre në tetor të vitit të kaluar, ndërsa një muaj më vonë janë arrestuar. Steven ka dalur nga burgu pasi pagoi dënimin, kurse Katy vazhdon të qëndrojë prapa grilave.

https://www.youtube.com/watch?v=eYIKjlEBjFc

Nuk dihet se te kush do të qëndrojë fëmija. Sipas ligjit që është në fuqi në Virginia, për incest mund të dënohen nga 1 deri në 5 vite burgim, si dhe një dënim prej 2.500 dollarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version