Telegrafi

Babai i Britney Spears në gjendje të rëndë shëndetësore

Foto: MEGA

Babai i Britney Spears, Jamie Spears, po lufton me një problem serioz shëndetësor në spital.

“Jamie ka vuajtur nga një infeksion i keq që ka kërkuar ndërhyrje”, thotë një burim. “Ai është shtruar në spital për javë të tëra në një institucion special të sëmundjes infektive”.

Një burim i dytë i afërt me familjen shton se 71-vjeçari është “i sëmurë rëndë”.

Foto: Splash News

Lajmi vjen pasi TMZ raportoi në gusht se Jamie fillimisht ishte shtruar në spital “disa muaj më parë” për t’u marrë me komplikimet që lindën nga një ndërhyrje në gju që iu nënshtrua në mesin e viteve 2000.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

I ati i Spears u tha se kishte “humbur më shumë se 25 kilogramë” dhe dukej “jashtëzakonisht i hollë”.

Foto: MEGA

Jamie ka qëndruar larg vëmendjes që kur u rrëzua si konservator i Britney në shtator 2021 pas akuzave të yllit të popit se babai i saj kishte qenë ‘abuziv’, gjersa kishte në kontroll vendimet e saj personale, mjekësore dhe financiare.

Një gjykatës i Los Angeles i dha fund konservatorit 13-vjeçar të Britneyt më pak se dy muaj më vonë.

Foto: Wire Image

Babë-bijë janë larguar që atëherë, me fituesen e ‘Grammy’-t që i tha Jamie “të digjet në ferr” në një postim në Instagram të bërë gjatë tetorit 2022.

41 vjeçarja nuk është në marrëdhënie të mira me shumicën e familjes së saj gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/

Foto: Getty Images