Babai i Britney Spears ka kërkuar që pasuria e yllit të muzikës pop të mbulojë kostot e mëdha të tarifave të tij ligjore.
Në një deklaratë të paraqitur së fundmi nga avokatët e Jamie Spears, babai i këngëtares 39 vjeçare po kërkon që pasuria e saj të mbulojë kostot e gati dy milionë dollarëve, sipas Entertainment Tonight.
Për më tepër, Jamie po kërkon gjithashtu të kompensohet për kohën që kaloi si kujdestari i vajzës së tij nga periudha 1 nëntor 2019 deri më 28 shkurt 2021, sipas Fox News.
Dokumenti i gjykatës thekson se pagesat për kohën e tij si kujdestar deri më 31 tetor 2019 tashmë janë miratuar.
“Unë jam i autorizuar dhe më lejohet të marr kompensim përmes korporatës sime të shërbimeve personale Spears Management, Inc., për shërbimet e kryera si konservator i pasurisë së Britney Jean Spears, në shumën prej 16 mijë dollarësh në muaj plus dy mijë dollarë në muaj për koston e një hapësire zyre në një vend i sigurt që i kushtohet aktiviteteve të znj. Spears”, shprehet Jamie.
Aktualisht, të dy Jamie dhe Bessemer Trust mbikëqyrin pasurinë e Spears, e cila përfshin të gjitha vendimet e saj financiare dhe Jamie do të ketë një shans të kundërshtojë çdo kërkesë për ta hequr atë plotësisht nga posti i tij si bashkë-konservator.
Ai gjithashtu kërkoi që avokatët e tij të marrin nga 574,625 dollarë dhe 893,751 dollarë.
Nëse kjo kërkesë miratohet, paratë do të vijnë nga pasuria e artistes, që do të thotë ajo do të paguante avokatët e babait të saj për ta luftuar atë në gjykatë. /Telegrafi/