Beyonce, është pa dyshim njëra prej këngëtareve me më së shumti ndikim në të gjithë botën.
Babai i këngëtares në fjalë, ka qenë gjithmonë në krah të së bijës, për çdo hap para që ajo ka hedhur në karrierë.
Mathew Knowles është babai i i këngëtares, i cili së fundmi ka botuar një libër, që për temë ka racizmin.
Ai është njëherësh pedagog muzike, ndërsa në librin e botuar ka thënë se vajzat e tij: Beyonce dhe Solagne nuk do të ishin aq të famshme sa janë sot, nëse do ishin vetëm pak më të zeza në lëkurë.
Në intervistën e thënë së fundmi për Ebony, Knowles është shprehur duke thënë se shumica e yjeve të mëdhenj janë njerëz që i përkasin racës së bardhë.
Mu për këtë, ai ka vendosur që këto çështje t’i trajtojë në librin e tij më të ri, të titulluar “Racizmi: Nga sytë e një fëmije”. /Telegrafi/