Babai i divës botërore, Beyonce, Mathew Knowles është diagnostifikuar me kancer në gji.
67-vjeçari e bëri të ditur këtë gjatë një interviste me Michael Strahan, që do të transmetohet në emisionin “Good Morning America” të mërkurën.
Mathew është një menaxher ekzekutiv, i cili menaxhoi grupin e famshëm “Destiny’s Child”, në të cilin bënte dikur pjesë vajza e tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ai kohët e fundit zbuloi se ka një lidhje të ngushtë me vajzat e tij, duke thënë në fillim të këtij viti: “Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme si baba jo vetëm me Beyonce-n, por njerëzit harrojnë se kam një tjetër fëmijë të talentuar, të quajtur Solange, e cila është një fituese e Çmimit Grammy dhe ka pasur një album që është renditur numër një në top lista. Njerëzit priren të mendojnë se ajo nuk ekziston”.
“Nuk është një dialog i përditshëm. Vajzat kanë tendencë të tërhiqen gjithmonë më shumë nga nënat e tyre më shumë sesa baballarët e tyre. Unë mendoj se është goxha standarde në univers, marrëdhënia ime”, ka thënë tutje ai.
Dhe Mathew pranon se e kishte të vështirë të kalonte nga menaxheri në të qenit baba, por thotë se ‘gabimet’ e tij nuk janë gjëra që ai do të ndryshonte në jetën e tij.
Ai shtoi: “Gjëja më sfiduese ishte ndarja dhe ecja e linjës nga menaxheri te babai. Kjo është shumë e vështirë në industrinë e muzikës. Nëse do të më duhej ta bëja përsëri, nuk do të ndryshoja asgjë sepse besoj se dështimi është një mundësi për t’u rritur, jo një arsye për ta lënë. Shumica e njerëzve kur bëjnë gabime, ata duan të braktisin në vend se të mësojnë prej saj”, ka thënë babai i pop yllit me famë botërore. /Telegrafi/