Një baba i quajtur, Case projektoi një shaka për babanë e tij. Ai luajti me photoshop dhe vendosi djalin e tij të vogël pranë ujërave të thella të Ujëvarës së Niagarës. Foton ia ka dërguar babait të tij.
Ndonëse dukej qartë se fotoja ishte false, gjyshit i është dukur tepër reale, ndaj ka telefonuar menjëherë djalin e tij.
“Case, mos i bëj kështu Kodenit. Mos e lër afër ujit, mjafton një moment”, i tha babai të birit.
@caseman0912 Almost had a heart attack ? #prank #joke #photoshop #ifeelbad ♬ original sound – Casey
Babai i djalit ka reaguar mjaft i qetë, ndaj gjyshi i djalit i ka kërkuar që të mos i dërgojë më foto të tilla.
Kjo ishte arsyeja e Caset për të bërë një tjetër foto, kështu që ai bëri fotoshop të djalit të tij në gardh, pikërisht pranë ujit.
Ai publikoi videon e shakasë në TikTok dhe ajo u bë shpejt virale. Ai mblodhi 12.2 milionë shikime dhe 1.8 milion pëlqime.
Ky reagim është dëshmi se sa të çmuar janë gjyshërit. Ata mund të mos e kuptojnë gjithmonë teknologjinë moderne, por është mirë të shohësh se sa shumë përpiqen dhe kujdesen. /Telegrafi/