Site icon Telegrafi

Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Një video e publikuar në rrjetet sociale, shfaq një baba që bën akrobacioni me foshnjën e tij – kurse mjekët thonë se veprime të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru që do të ishin fatale për fëmijën.

Videoja 35-sekondëshe, tregon babanë që me gjasë i pëlqejnë akrobacionet dhe ato i aplikon me fëmijën e tij, që e kap për duar dhe e rrokullis sikur të ishte kukull, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit e shumtë të X-it dhe Instagramit kanë kritikuar ashpër këtë baba, jo vetëm për rrezikun që mund të paraqesin ato lëvizje për nyjat e foshnjës, por edhe për lëndimet e mundshme në tru siç kanë paralajmëruar edhe mjekët.

Mjafton një lëvizje e pakontrolluar apo një moment shpërqendrimi, që foshnja të përplaset për vdekje në dyshemenë e dhomës.

Pamjet janë bërë virale, kurse komentuesit vazhdojnë të kritikojnë babanë, të cilin po e cilësojnë si të papërgjegjshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version