Telegrafi

Babai befasoi të bijën duke e mbushur oborrin me ‘dinozaurë’ (Video)

Lyle Coram e ka befasuar të bijën Shelby, me improvizimin jashtë shtëpisë së tyre që ndodhet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, që të duket sikur është mbushur me dinozaurë.

Burri 48-vjeçar që është punëtorë skene, ka huazuar projektorin, panelin dhe sistemin e audios, që të transmetojë sekuencat më të përshtatshme nga filmi Jurassic Park, transmeton Telegrafi.

Me ta lëshuar filmimin, ai e ka ftuar të bijën shtatëvjeçare, e cila shikonte e hutuar, teksa përjashta dukej se bridhnin krijesat e lashta.

“Kjo është vetëm një parapërgatitje, pasi do ta ketë një surprizë pak më të frikshme për Halloween”, ka thënë Coram, pa dhënë detaje se çfarë do të improvizojë. /Telegrafi/