Një polic është sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët kanë qenë në marrëdhënie familjare me njëri tjetrin.
Sipas MPB-së, babai, bashkëshortja dhe djali i tyre janë ndaluar nga policia për shkak se traktori i tyre nuk ka qenë i dokumentuar.
Në tentimin për t’ua konfiskuar traktorin e ngarkuar me drunj, tre personat nga Rankovci e kanë sulmuar policin. Sulmuesit janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Kriva Pallankë.
Janë marrë masa për të ndriçuar rastin./Telegrafi/