Telegrafi

Babai i Aulon Zekës i thotë jo hakmarrjes, beson te organet e drejtësisë (Foto)

Vrasja e 16-vjeçarit Aulon Zeka, të shtunën e kaluar, ka tronditur shqiptarët kudo që jetojnë ata.

Lexo po ashtu Mesazhet e fundit të Aulon Zekës, e kishte parandjerë se mund t’i ndodhte diçka e keqe (Foto)

Auloni u vra mizorisht me katër plumba, për arsye të ulëta. Në paraburgim, si të dyshuar për këtë vrasje po mbahen dy persona.

Lexo po ashtu Në ditën e varrimit, arrestohen një vajzë dhe i dyshuari për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka (Video)

Ndaj frustrimeve për këtë krim dhe thirrjeve për hakmarrje, babai i Aulonit, Afrimi, përgjigjet me urtësi se janë organet e drejtësisë që merren me këtë çështje.

Lexo po ashtu I dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, djali i ish-drejtorit të Muzeut të Kosovës!?

Sipas tij, “për çdo veprim që ne marrim, Auloni dhe Zoti do të hidhërohen”.

Ai porosit të gjithë miqtë dhe ata që bashkëndjejnë me familjen Zeka të jetë të fortë në këto momente.

Lexo po ashtu Nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” kërkojnë drejtësi për Aulon Zekën

“Të Lutemi te Allahu i Madhërishëm që ta bëjë Aulonin tonë banor të Xhenetit”, ka shkruar ai në një koment. /Telegrafi/