Pas sharjeve që aktori Roberto De Niro hodhi ndaj kandaidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar kolegu i tij, John Voight.
Babai i Angelina Jolie i ka quajtur të shpifura fjalët që Robert De Niro ka thënë për Trump.
Voight është shprehur se Trump ka punuar shumë më fortë se kushdo tjetër gjatë vitit të kaluar, duke u përpjekur që t’i japë mesazhin e duhur popullit amerikan.
Roberto De Niro, përmes një video e ka quajtur Donald Trump ‘’qen, derr, dhe mashtrues’’ dhe ka shprehur dëshirën për ta pështyrë në fytyrë.