Anthony Favours nga Nju Jorku, ka gjetur një mundësi atraktive për ta ushqyer të bijën, kur gruaja tij është në punë.
Meqenëse vajza nëntëmuajshe, nuk dëshiron të pi nga shishja, 31-vjeçari e ka fshehur atë pas një vrime në bluzë, transmeton Telegrafi.
“Dëshironte të pinte vetëm nga gjiri nënës dhe qante pa pushim, derisa nuk u bëra pak kreativ”, ka thënë Favours.
Bashkëshortja tij 25-vjeçare, që ka një sallon bukurie me të cilin e mbanë familjen, është dashur të dilte në punë, vetëm pesë muaj pasi kishte lindur. Tani ajo del e qetë, pasi të ketë mbushur shishen me qumështin e gjirit dhe vogëlushja ushqehet pa problem, fal improvizimit të babait.
Ky i fundit, megjithëse është i ri në moshë, nuk është i papërvojë si prind, pasi ka një djalë nëntëvjeçarë, si dhe katër fëmijë të tjerë, gjashtë, tre dhe dyvjeçar. /Telegrafi/