Telegrafi

Babai 95-vjeçar, për 46 vite kujdeset për djalin e paralizuar

Burri 95-vjeçar nga Desong i Kinës, ende e ushqen dhe i bën masazh në shpinë djalit të tij, që është në regjim shtrat, shkaku i shpinës së paralizuar.

Xu i cili në vitin 1995, ka mbetur i vejë, kryen vet të gjitha punët e shtëpisë, si përgatitjen e ushqimit, pastrimin, larjen e rrobave dhe blerjet në Pazar.

Megjithëse në moshë të shtyrë, ai duhet të ushqejë djalin e tij çdo herë, derisa e lanë sa herë që ka mundësi.

Djali që e ndanë të njëjtin emër me babanë, është paralizuar në moshën 17-vjeçare, kur është goditur me një metal në shpinë, teksa po e ndërtonte shtëpinë.

Që atëherë, ai ka mbetur i shtrirë në pamundësi të kryej ndonjë shërbim, së paku për vetën.

Burri që tash është 65-vjeçar, ka edhe dy vëllezër më të vjetër, por të cilët janë larguar dhe më nuk i ndihmojnë.

Të vetmen ndihmë, ai e ka nga babai tij, i cili është në prag, të bëj një shekull jetë, transmeton Telegrafi.