Telegrafi

Babai i 8-vjeçarit që u vra në Fier: Më ka ngelur peng, le të vdes vetëm ta shikoj njëherë

Dhimbja për humbjen e djalit është e pa papërshkrueshme për Ligor Vasiun.

I përlotur, ai shpreh pengun e madh që i ka ngelur, të shikojë edhe një herë djalin e tij 8-vjeçar që iu vra pabesisht nga Klodian Çalamani.

“Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është”, shprehet ai para kamerave.

Lexo po ashtu Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, dalin pamjet se si familjarët futen me dhunë në ambientet e Gjykatës

Me tej babai i Mateo, është shprehur se fëmija i tij i ndjerë i kishte blerë bukën dhe ja kishte çuar në shtëpi, autorit por edhe kjo nuk e kishte ndalur të kryente krimin makabër.

Lexo po ashtu Nëna e 8-vjeçarit që u mbyt në Fier: Dua ta djeg të gjallë, do të marr hakun e djalit

“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them”, përfundon ai. /ABC News/