Site icon Telegrafi

Babai me 44 fëmijë dhe katër gra, jetojnë së bashku në një shtëpi (Foto)

QUETTA, PAKISTAN - APRIL, 16, 2017: Abdul Majeed Mengal, 70, (white beard wearing turban), a father of 42 children, pictured with three of his elder sons and 39 children at his residence in Nushki district of Quetta, Pakistan.nnAbdul Majeed has fathered 54 children but 12 of his children have passed away. Of the remaining 42, twenty-two are sons while 20 are daughters. He married twice again after two of his first four wives passed away, the marriages occurred over a period of time. He is known to be the man with most children in Pakistan.nnPhotography by : Cover Asia Press / Fayyaz Ahmed

Abdul Majeed Mengal nga Nushi i Pakistanit, pretendon se është babai i 54 fëmijëve, që ia kanë lindur gjashtë gra.

Burri 70-vjeçar që punon si shofer për të mbajtur familjen e tij të gjerë, jeton së bashku me 22 djemtë, 20 vajzat dhe katër gratë e tij në një shtëpi, transmeton Telegrafi.

“Erdhi një kohë, kur kisha fuqi të madhe dhe kryeja marrëdhënie në baza ditore. Nevojitej të punoja shumë, sepse duhej ushqyer të gjithë”, ka thënë Mengal lidhur me rastin.

Disa nga fëmijët e tij të shumtë

Kushtet e vështira të jetesës, kanë bërë që t’i vdesin 12 fëmijë si dhe dy gra, mirëpo të tjerët ia kanë dalë të mbijetojnë me vështirësi.

Djali tij më i vjetër është 32-vjeçar dhe i ndihmon në shumicën e punëve, derisa të tjerët janë kryesisht nën dhjetëvjeçarë.

“Hamë së paku një herë në ditë dhe të gjithë kemi rrobe të pastra. Të gjithë fëmijët, flenë në dhoma të ndara së bashku me nënat e tyre”, ka shtuar ai më tutje.

Mësohet se shtëpia tij ka shtatë dhoma dhe të gjithë kujdesen për njëri-tjetrin rreth detyrave të shkollës, si dhe pastrimit apo gatimit. /Telegrafi/

Exit mobile version