Lorenc Rrapa, babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e kopshtit “Gledis” nga edukatorja Rudina Gërdani, ka folur për rastin.
Ai ka treguar gjithë ngjarjen se si e mësoi se djali i tij ishte dhunuar e deri te denoncimi, por ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se pasi ka bërë denoncimin, atij i janë bërë kërcënime që ta lërë në heshtje këtë ngjarje.
Megjithatë Lorenci shprehet se nuk mund ta falë gjakun e djalit të tij, ndaj është i vendosur që çështjen e Priamit 3-vjeçar ta çoj deri në fund.
“Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete evropiane”.
“Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, tha Lorenc Rrapa.