Site icon Telegrafi

Babai i 21-vjeçarit të vdekur në burg kërkon urgjentisht të zbardhet rasti, përndryshe do të ketë protesta

Babai i 21-vjeçarit Andrias Rexhepov nga Shuto Orizare, i cili para katër ditëve ka vdekur në burgun e Idrizovës, në një bashkëbisedim për CIVIL Media, thotë se ka dyshime se personat nga shërbimi në burg janë fajtorë për vdekjen e djalit të tij. Ai kërkon urgjentisht të zbaerdhet rasti dhe të zbulohen arsyet e vërteta për vdekjen, sepse përndryshe, ka dëshmi nga i burgosuri anonim i cili thotë se djali ‘e kanë rrahur komandantë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Shokët e djalit tim nga burgu janë paraqitur tek unë se djali im është në spital. Kur kam arritur në spital nuk më kanë lejuar ta shohë. Pastaj, kur kemi shkuar në burg në Idrizovë, na kanë njoftuar se djali im ka vdekur, ishte shok për ne. Para dy ditëve e kemi varrosur njërin djalë, por mendoni se ku është tjetri, djali 22-vjeçari i cili ka mbetur në burgun në Idrizovë, frikësohem se edhe ati mund t’i ndodhë diçka’, thotë për CIVIL Media, Nehru Rexhepov, babai i djalit të vdekur.

Aktivisti Gefe Demirovski, për CIVILI Media ka thekson se ka dëshmi të cilët tregojnë se djali është rrahur në burg.

‘U bëj thirrje të gjithë institucioneve kompetente të zbardhin rastin, në të kundërtën do të dali mijëra romë në protesta para Ministrisë për drejtësi’, shton Demirovski.

Nga Qendra evropiane për të drejtat e romëve, Budimpeshtë, thonë se me kujdes janë duke e ndjekur rastin e 21 vjeçarit të vdekur.

Pas reagime të shumta si nga Komiteti i Helsinkut dhe OJQ tjera, nga Drejtoria e burgut i kanë hedhur poshtë të gjithë akuzat. /Telegrafi/

Exit mobile version