Site icon Telegrafi

Babai i 10 fëmijëve fiton betejën kundër COVID-19, 95-vjeçari nga Melbourne ia atribuon suksesin stilit të shëndetshëm të jetës  

Një gjysh 95-vjeç i cili për pak sa nuk vdiq nga coronavirusi, ka arritur të fitojë betejën 24 ditore me këtë sëmundje vdekjeprurëse, shkruan Daily Mail.

Victor Cornell, baba i 10 fëmijëve dyshon se u infektua me COVID-19 në spitalin e marinës në Melbourne, derisa po trajtohej për një prerje në hundë në fillim të korrikut, transmeton Telegrafi.

Cornell dhe partnerja e tij Jean më pas rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, dhe u detyruan të izolohen në spitalin Maroondah në Melbourne.

Larg familjarëve, ky gjysh u detyrua të luftojë me sëmundjen në izolim për plotë 24 ditë. E duke marrë parasysh sipas ekspertëve që coronavirusi po i godet më shumë të moshuarit, mjekët dhe familjarët e dikur edhe vetë Cornell – besonin se ai do të humb jetën nga COVID-19.

Por të martën u zbulua se Cornell është shëruar nga coronavirusi dhe është në pritje të rezultatit të testit, që do të konfirmonin pretendimet e mjekëve.

Në një bisedë telefonike me të birin e tij Russell, Cornell tha se nuk do të mbijetonte pa përkrahjen e madhe të familjarëve.


“Po, në rregull jam. Familja e ime ka qenë e mrekullueshme, më kanë përkrahur tërë kohën. Kjo më ka bërë që të luftoj dhe t’i mbijetojë virusit”, ka thënë Cornell.

E derisa Cornell është duke pritur që të lirohet nga spitali, partnerja e tij ende po lufton me COVID-19 në spital ku është futur në izolim.

Cornell ia atribuon suksesin jetës së shëndetshme dhe faktit që kurrë në jetë nuk ka pirë cigare. Ky ish-trajner i tenisit, për plotë 50 vite ishte marrë me aktivitete sportive. /Telegrafi/

Exit mobile version