Telegrafi

Babadimri thatanik promovon dietën

Bill Winton, 80-vjeçar, ka thënë se, nëse fëmijët e shohin babadimrin barkmadh si model – atëherë ata do të mendojnë se është në rregull të kesh mbipeshë.

Ai ka vendosur që të mos pranojë të trashet artificialisht me jastëk, pasi që ka kuptuar se fëmijët peshojnë çdo vit e më shumë, kur ulen në gjurin e tij.

Winton është duke punuar si babadimër në qendrën tregtare, Westside Plaza, në Edinburgh, ndërsa pyetjeve të shpeshta të prindërve dhe fëmijëve, pse është aq thatanik, ai iu përgjigjet: “Babadimri ka mbajtur dietë”.