Site icon Telegrafi

Babadimri pushohet nga puna për shkak të SMS-ve

Detyra e këtij plaku të Vitit të Ri, ishte t’i argëtonte fëmijët, t’u jepte dhurata, por në vend të kësaj, ai të shumtën e kohës rrinte me celular në duar.

Ishin të rralla rastet kur babadimri përtac gjente kohë të fotografohej më fëmijët, ose t’ua jepte ndonjë dhuratë, bën të ditur Daily Mail.

Drejtori i qendrës tregtare menjëherë pas ankesave ka kërkuar nga kompania e cila e kishte dërguar këtë babadimër të ndërmerrte masa ndaj tij – kështu babadimri u pushua nga puna, ndërsa qendra tregtare ka marrë dëmshpërblimin e merituar për përtacinë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version