Site icon Telegrafi

Babadimri misterioz sërish shpërndan kartëmonedha 100 dollarëshe

Babadimri legjendar në të vërtetë është i dërguari i një biznesmeni, i cili e angazhon atë çdo vit, por prapë se prapë arrin që si Batmani, të mbetet anonim në punën e tij fisnike.

Deri më tash çdo vit ka shpërndarë më shumë se 10.000 dollarë, ndërsa sivjet ka vendosur të shpërndajë 20.000 dollarë për t’i gëzuar më shumë njerëz dhe, siç thotë edhe vetë, është i vetëdijshëm për krizën financiare që ka kapluar botën.

Babadimri misterioz kështu të martën rreth orës 17:00 doli në rrugën e Maineit dhe filloi të shpërndajë para. /Telegrafi/

Exit mobile version