Site icon Telegrafi

Babadimri është shembull i keq për njerëzit

Eksperti i shëndetit publik, Dr Nathan Grills, thotë se babadimri ka mbipeshë, dhe fajëson tortat dhe alkoolin që ia lënë familjet jashtë derë, nëpër mbarë botën.

Ai thotë që babadimri duhet të mos e kalojë limitin e pirjes gjatë kohës kur vozitet me sajën e tij- dhe të mos i pijë gjithë ato birra dhe uiski- sepse ai madje nuk ka as ulëse.

Dr Grills e konsideron si negativ ndikimin e plakut të Vitit të Ri ndaj shëndetit të përgjithshëm publik, ai këtë opinion e ka publikuar në literaturë, në internet dhe në revistën British Medical Journal.

“Për të krijuar një ambient mbështetës për dietën e babadimrit, duhet të shmangim traditën e lënies së ëmbëlsirave, tortave, qumështit apo alkoolit (jashtë shtëpisë). Kjo është keq, jo vetëm për linjën e trupit të babadimrit, por edhe për obezitetin prindëror”, thotë Dr Grills. /Telegrafi/

Exit mobile version