Site icon Telegrafi

Babadimrat vrapojnë lakuriq për bamirësi

Gara humanitare “Santa Speedo Run” organizohet për grumbullimin e fondeve për bamirësi në ndihmë fëmijëve të sëmurë, ndërsa sivjet vullnetarët nga shoqata “Charity Diamonds” u paraqitën në numër të shumtë dhe vrapuan. Temperaturat e ulëta nuk ishin pengesë për ta.

“Ne jemi grup interaktiv, thjeshtë, bëjmë këtë për t’i ndihmuar fëmijët e sëmurë. Përveç kësaj, ky është edhe një shans i mirë për ne që të vishemi në mënyrë sa më qesharake, të mblidhemi dhe të argëtohemi”, thonë anëtarët e shoqatës.

Nxitje shtesë për durimin e temperaturave të ulëta ishin edhe shikuesit e shumtë të cilët i duartrokitnin ata derisa vraponin. Kjo garë në Kanada mbahet para Krishtlindjeve që prej vitit 2005, ndërsa kjo traditë ka kaluar tashmë kufijtë e Kanadasë, kështu që babadimrat me kostume larjeje vrapojnë edhe në SHBA, po ashtu për bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version