Telegrafi

Baba Vanga e parashikoi se jeta e Trumpit do të jetë në rrezik?

Një ngjarje dramatike në një tubim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Pensilvani, ka ngjallur interesin për parashikimet e frikshme të bullgares Baba Vanga, e cila dikur ishte shprehur se jeta e ish-presidentit do të jetë në rrezik.

Së fundmi, një 20-vjeçar hapi zjarr në një fushatë në Butler, Pensilvani, ku po fliste Donald Trump.

Sulmuesi, i identifikuar nga FBI si Thomas Matthew Crooks, arriti të shkrepte disa plumba, njëri prej të cilëve goditi veshin e djathtë të Trumpit.

Shërbimi Sekret raportoi se Crooks u qëllua për vdekje nga sigurimi, ndërsa një pjesëmarrës në tubim vdiq dhe dy të tjerë u plagosën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Unë u qëllova me një plumb që më shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”, deklaroi Trump pas atentatit.

Baba Vanga, e cilësuar shpesh si ‘Nostradamusi i Ballkanit’, kishte një reputacion për të bërë parashikime befasuese.

Pavarësisht se vdiq në vitin 1996, profecitë e saj vazhdojnë të intrigojnë dhe alarmojnë shumë njerëz.

Ndër parashikimet e saj të shumta, Vanga ishte shprehur se jeta e Vladimir Putin dhe Donald Trump do të jetë në rrezik.

Sipas parashikimeve të saj, Trump do të përballet me një sëmundje misterioze që do ta linte atë të shurdhër dhe do të vuajë nga një një tumor në tru.

Ndërsa Trump nuk i ka përjetuar ende këto çështje specifike shëndetësore, përpjekja e fundit për vrasje i shton një “dozë besimi” profecisë së saj se jeta e ish-presidentit është në rrezik. /Telegrafi/